Aksidentoi për vdekje duke i ikur policisë, arrestohet shqiptari
Një shqiptar i arratisur nga Italia u arrestua. 31-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata në Castrovillari, pasi akuzohet për disa vepra penale, më e rënda, ajo e vrasjes nga pakujdesia.Shqiptari u vu nën arrest shtëpie në mars të vitit 2015, por nëntor u largua, duke u arratisur.Shkak për këtë vendim u bë pasi në janar të vitit të shkuar, duke udhëtuar me një automjet, iu largua policisë italiane.Duke u përplasur më pas në një banesë. Për pasojë, një shtetas humbi jetën në çast nga aksidenti. Shqiptari iku nga vendi i ngjarjes.Në automjet, policia gjeti një armë gjahu dhe disa sende të tjera, të cilat shqiptari i kishte vjedhur. 31 vjeçari ka qenë më herët i dënuar në burgun e Castrovillari./Ora News/