Stresi në punë shkakton vdekjen

Një punë stresuese mund të ndryshojë mënyrën se si trupi e trajton yndyrën duke ngritur kolesterolin dhe shkaktuar sëmundje vdekjeprurëse në zemër.Studiuesit spanjollë kanë gjetur se situatat stresuese ndikojnë në metabolizmin e yndyrës duke përfunduar në atë që shpesh quhet “kolesteroli i keq”.Ekspertët kanë thënë se stresi është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si pasojë e shprehive të dëmshme të tilla si pirja e duhanit, dietat e papërshtatshme ose edhe mënyra e keqe e të jetuarit.Por studimi i ri tregon se stresi mundë të shkaktojë dysplidemi, një çrregullim që lidhet me ndryshimin e yndyrës dhe lipoproteinave në gjak.Studiuesit kanë analizuar lidhjen mes punës stresuese dhe ndryshimit të parametrave të acideve yndyrore në trup.Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Public Health”, u zhvillua me një mostër prej 90.000 punonjësve.“Punëtorët të cilët deklaruan se kishin eksperienca të vështira në kryerjen e punës së tyre në një periudhë 12 mujore (8.7 për qind e mostrës) kishin rrezik më të lartë të vuajtjes nga dyslipidemia”, tha Carlos Catalina, psikolog klinik dhe ekspert në çështjet e lidhura me stresin në punë.Në mënyrë të veçantë, njerëzit që vuanin nga stresi në punë ishin më të prirë për të vuajtur nga nivele të larta të kolesterolit të keq dhe me nivele shumë të ulëta të kolesterolit të “mirë” dhe mundësi më të mëdha për bllokim arteriesh.“Një nga mekanizmat që mund të shpjegojnë lidhjen mes stresit dhe rreziqeve kardiovaskulare mund të jenë ndryshimet në profilin e yndyrnave, që do të thotë në shtimin e akumulimit të normave të stemave të arterieve”, thotë doktor Catalina.Gjithashtu stresi mund të shtyj trupin te krijoj më shumë energji në formë të acideve yndyrore dhe glukozës.