Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicionit të 58-të të Festivalit Evropian të Këngës Eurosong që u zhvillua në Malmo të Suedisë.Kënga fituese grumbulloi 281 pikë, ndërsa u ndoq nga afër nga Azerbajxhani (234 pikë) dhe Ukraina (214 pikë).Kënga përfaqësuese e Shqipërisë, “Identitet”, në interpretim të Bledar Sejkos dhe Adrian Lulgjurajt e përfundoi konkurrimin që në gjysmëfinale, pasi nuk i mori pikët e mjaftueshme për t’u kualifikuar në natën finale.Shpresojmë që në festivalin e 59-të që pritet të zhvillohet në Kopenhagen, Shqipëria të përfaqësohet më mirë dhe të arrijë sukses më të madh në këtë garë.