Del nga pista një avion, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

Përfaqësues të Aeroportit të Prishtinës kanë konfirmuar lajmin e publikuar nga KosovaPress lidhur me aksidentin e ndodhur, ku si pasojë e reshjeve të shiut, avioni i kompanisë Turkish Airlines ka dalë nga pista.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka thënë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident të vogël në aterim, i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar.Ajo ka njoftuar se Aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike.100 200 300
ae aer
/KosovaPress/