IMT nis verifikimet e lejeve për 31 biznese, ato me hipotekë do të shpronësohen

Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit do të nisë aksionin e verifikimeve të lejeve të ndërtimit dhe të sipërfaqes së pronësisë së hipotekuar për bizneset në zonën e Liqenit Artificial. Ky aksion i IMT-së do të mbështet nga Policia Bashkiake me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe zbatimin e masterplanit të zonës së liqenit që parashikon të paktën 10 ndërhyrje dhe në rastet kur prona është e hipotekuar do kryhet edhe shpronësimi.Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të nisin që nga dita e martë aksionin kundër ndërtimeve informale pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.Burimet zyrare të Bashkisë  thonë se aksioni do të përqëndrohet në tre drejtime:1. Në verifikimin e lejes për çdo ndërtesë, godinë e biznes në këtë zonë.2. Kalimi i sipërfaqjes së pronësise së hipotekuar.3. Zënia e hapësirave publike.Sipas Inspektoriatit, ndërhyrja bëhet me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe për zbatimin e masterplanit në zonën e liqenit, që sipas Bashkisë së Tiranës synon të ketë të paktën 10 ndërhyje.Në zonën e digës së liqenit, hyrja nga Garda si dhe pranë Fakultetit Ekonomik ka mbi 31 bare e restorante, të cilat do të verifikohen.Objektet dhe bizneset që janë me leje, sipas paralajmërimit të bërë nga kryebashkiaku Veliaj në “Tonight Ilva Tare”, do të shpronësohen.Veliaj: Pjesa e digës është shumë e bukur, është komplet jofunksionale dhe është rrugë asfalt, do të bëhet dekorative ku njerëzit mund të pushojnë. Do të vëmë disa stola ku njerëzit mund të ulen, tek ai liqen ka 31 kafe që u ndërtuan në katër vjet. Jo vetëm u ndërtuan, u legalizuan dhe u hipotekuan. Vera e 2013 kur ndërroi pushteti ka pasur legalizim jo vetëm të këtyre kafeve, por ka pasur legalizim brenda në Kopësht Zoologjik, ka pas legalizime të sheshit “Skënderbej”. Ligji thotë: Po pati hiopotekë, do ta shpronësosh.Sipas Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bizneset kanë marrë njoftimin zyrtar nëpërmjet një shkrese ku saktësohen verifikimet dhe ndërhyjet e nevojshme.