Shkon për të vizituar motrën, zhduket shqiptari me probleme shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2016, 17:02
Një 51 vjeçar shqiptar është zhdukur që prej mëngjesit të 30 prillit.Shqiptari Venar Sino u largua në orën 07:00 të mëngjesit nga banesa e motrës së tij për t’u mos u kthyer. E motra ka dhënë alarmin në polici për humbjen e tij pa gjurmë.Shqiptari i papunë, banonte përkohësisht në Spilimbergo të Fruli-t.Sipas medieve italiane, ai kishte shkuar për të vizituar të afërmit si dhe për një problem shëndetësor, me qëllim rikthimin në Shqipëri.Policia ka nisur hetimet në Spilimbergo, kryesisht në aeroporte apo stacionet hekurudhore për të vënë re nëse shqiptari ka vendosur të rikthehet./Ora News/