Ujitja e tokave, nis pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse nga Bashkia Roskovec

19 milion lekë janë vënë në dispozicion nga Bashkia Roskovec për pastrimin e 9 km kanale kulluese dhe vaditëse. Ndërhyrja në sistemin e ujitjes vjen pas një mungese 20 vjeçare. Sipas Kryebashkiakes Majlinda Bufi, ujitja është një element shumë i rëndësishëm për prodhimin bujqësor në këtë zonë.Bashkia Roskovec ka nisur punën për pastrimin e rrjetit kullues dhe vaditës.Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, pohon se sistemi i vaditjes është një faktor i rëndësishëm në prodhimin bujqësor .Për këtë qëllim Bashkia Roskovec ka financuar shumën e afro 19 milion lekë të reja në pastrimin e sistemit të kanaleve vaditëse si dhe të instalimit të stacionit të pompave që do të shërbejnë për vaditjen e tokave.Rreth 9 km kanale do të pastrohen dhe do jenë gati për sezonin e verës dhe në ndihmë të fermerëve për vaditje.Majlinda Bufi: Përmes këtyre investimeve dhe vlerave të miratuara nga buxheti i Bashkisë së Roskovecit ne do të përpiqemi që këtë sezon veror të përmbushim në masën 90%, duke përjashtuar këtu pjesën kodrinore të bashkisë së Roskovecit, me nevojat që kanë fermërët për ujitje.Administratori i njësisë administrative Kuman, Riza Dyli, ka pohuar se deri tani në këtë njësi administrative janë pastruar rreth 1.5 km kanale vaditëse.Riza Dyli: Jemi në kushtet e pastrimit të kanaleve vaditëse për tu ardhur sa më në ndihmë fermerëve të njësisë administrative Kuman me skuadrën e pastrimit të kanaleve që ne kemi krijuar si njësi.Sistemi i kanaleve vaditëse në këto vite ka qenë pothuajse inekzistent për arsye të bllokimit të tyre nga mbetjet urbane apo mbetje organike të kafshëve që hidhen nga vetë fermerët, duke shkaktuar shpesh herë edhe përmbytje.