Rama mbledh Kryesinë, "veteranët" e të përjashtuarit nga epoka “Nano”

Sot  Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e re të partisë, me rend dite miratimin e përgjegjësive të sekretarëve, kritereve për zgjedhjen e krerëve të PS në 61 Bashki dhe kalendarin e festimeve të 25 vjetorit të PS. Kronika në vijim, ju sjell edhe një histori të 8 Kryesive të PS që nga e para e mbledhur në vitin 1991, atëherë kur anëtar ishte edhe patriarku i PS, Dritëro Agolli dhe Servet Pëllumbi. Por gjate viteve të mëpasme në Kryesi do të hynin edhe Ilir Meta, Rexhep Mejdani, Arben Malaj apo Makbule Çeço, emra që tani janë jashtë PS. Rekordin në Kryesinë e PS-së e mban Namik Dokle, i cili ka qenë anëtar i saj në 7 Kryesi me radhë.Kreu i selisë rozë, Edi Rama,  thërret për herë të parë mbledhjen e Kryesisë së re sot pasdite, e teta Kryesi që nga themelimi i  Partisë Socialiste, në qershor të 1991.Kryesia, e përbërë nga 29 anëtarë, 20 prej tyre të zgjedhur me votim, Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm dhe 7 Sekretarët Ekzekutiv pritet të ketë një axhendë më të zgjeruar se sa thjesht konstituimi i saj.Që pas votimit në Asamblene Kombëtare dhe zgjedhjen e Sekretariatit të ri, kryesiocialisti ka mbledhur disa herë 7 Sekretarët për të përcaktuar përgjegjësitë e tyre.Pikë e dytë e rendit të mbledhjes do të jetë zgjedhja e kryetarëve të PS në 61 Bashki, miratimi i kritereve dhe proçedurave për këtë proçes mbi bazën e të cilave do të përzgjidhen kandidatët.Kryesia do të përcaktojë gjthashtu edhe kalendarin e festimeve në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të partisë.Kryesia e dalë nga Asambleja 23 prillit ndryshon shumë jo vetëm më Kryesinë e parë të partisë, atë të vitit 1991, por edhe me të parën nën drejtimin e Edi Ramës në tetor të vitit 2005.Organi politik drejtues i veprimtarisë së partisë në 1991 e drejtuar nga Fatos Nano, kishte në radhët e tij personalitete si Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Et’hem Ruka , Ermelinda Meksi , Gramoz Ruçi, Namik Dokle, por edhe emra që tashmë janë vetëm histori e saj si  Xhavit Lleshi, Paqësor Duka apo Islmail Lleshi.Në Kryesinë e parë të partisë, ka qenë edhe Shkëlim Cani, që u rikthye edhe në vitet 2009-2016.Edhe në tre Kryesitë e tjera të drejtuara nga Fatos Nano që përmbledhin vitet 1992-2004, janë  përcaktuar prej tij apo votuar nga Asambleja emra që sot janë jashtë PS, si Ilir Meta,  Rexhep Meidani, Kastriot Islami, Arben Malaj, Makbule Çeço, Luan Rama, Spartak Poçi, Ylli Bufi.Në vitin 2005, Edi Rama zgjodhi të mos e ndryshonte shumë Kryesinë e drejtuar prej tij, me atë të drejtuar nga paardhësi Fatos Nano, andaj u rikonfirmuan Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Arta Dade, Namik Dokle dhe Arben Malaj.Në Kryesinë e 2004 kishte qenë edhe Ilir Meta, i cili u largua po këtë vit për të krijuar forcën e tij politike, LSI.Ardhja e Ramës në krye të PS solli me vete në Kryesi edhe Erjon Braçen, Valentina Leskajn e Blendi Klosin, për tu rizgjedhur çdo mandat të saj që atëherë.Edhe Ben Blushi hyri në Kryesi bashkë me Edi Ramën për të qëndruar nga 11 vjet anëtar i saj.Kryesia e viteve 2009-2016 është me e zgjeruara në historikun e socialistëve, nga 17-19 në 30 anëtarë, duke përfshirë edhe kryetarin Edi Rama.Në Kryesinë e dalë nga Asambleja e prillit u lanë jashtë emra të spikatur si Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Arben Isaraj që nuk u kandiduan nga Edi Rama, por edhe Arta Dade dhe Namik Dokle që zgjodhën të vetëtërhiqeshin nga kandidimi.Namik Dokle mban rekodin si anëtar në 7 Kryesi radhazi të PS, që nga themelimi i saj.Në po aq, është pjesë edhe Gramoz Ruçi, i cili nuk është zgjedhur vetëm në vitet 1996-1997 kur u largua nga Shqipëria drejt Greqisë, pas zgjedhjeve të 26 majit, të cilat faktori ndërkombëtar nuk i njohu.