“O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” mbi autobusin e kombëtares

Është vendosur tashmë! Mbi autobusin e kombëtares gjatë kampionatit Euro 2016, që do të zhvillohet në Francë, do të jetë slogani “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”.Slogani u zgjodh pas votimeve që u zhvilluan në faqen zyrtare të UEFA-s ku në garë ishin dhe tre shprehje të tjera veç fitueses.“O sa mirë me qenë Shqiptar!” është motoja e grupimit më të madh mbështetës të kombëtares, Tifozëve Kuq e Zi që nga themelimi i tyre dhe ka ndjekur Kombëtaren në të gjitha ndeshjet e saj në shtëpi dhe kudo në Europë prej më shumë se 13 vjetësh.