Fshehën kokainën në tavllën e duhanit, arrestohen 3 shqiptarët
Një 20 vjeçar shqiptar tentoi t’i largohej me shpejtësi policisë italiane, duke iu shmangur kontrollit policor.Ai tentoi të largohej me një automjet tip Fiat Punto, por manovrat e tij për t’u larguar u pikasën nga agjentët e policisë, duke e ndaluar atë në San Marino të Torinos.Në automjet ishin edhe dy shtetas të tjera, 22 vjeçar, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.Brenda makinës u gjetën 4 doza kokainë të fshehura në tavllën e duhanit.Gjatë kontrollit në shtëpi, të riut iu gjetën edhe doza të tjera kokaine.Në pranga përfunduan edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, ku përveç akuzës së drogës, njëri prej tyre akuzohet se nuk ka zbatuar urdhrim për t’u larguar nga Italia.20 vjeçari është i njohur edhe më herët për policinë vendase për shkak të posedimit të lëndëve narkotike./Ora News/