Të miturit e braktisur, institucionet publike mobilizohen për zgjidhje
Gjendja e vështirë e jetësës së 4 të miturëve për një vit pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ka mobilizuar insitucionet shtetërore si Agjencinë e Mbrojtes së Fëmijëve, Shërbimin Social të Bashkisë së Tiranës, OSHEE dhe UKT për të kryer verifikimet në terren dhe për të ndihmuar familjen Korra.Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Shërbimi Social i Bashkisë do të shohin mundësinë e shoqërimit dhe qëndrimit të të miturve në qëndrat ditore apo rezidenciale.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen kontrollin e kontratave të familjes dhe po verifikon debinë për të parë mundësinë e rilidhjes së energjisë elektrike.Po ashtu dhe Ujësjellës Kanalizime u tregua i gatshëm për të parë mundësinë e rilidhjes së ujit të pijshëm.Historia e 4 fëmijëve e pasqyruar në Ora News, tregon se të miturit jetojnë pa prindër, pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.