Shkojnë për të grabitur, përleshen me babë e bir, plagosin pronarin e banesës

Një tentativë për grabitjen e një banese në Kuçovë ka përfunduar me përleshje mes hajdutëve dhe të zotëve të shtëpisë, deri edhe në shkrehje arme.Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Shtetasit  Ismet Kumria dhe Artur Polovina në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e automatikut banesën e shtetasit F.Sh 58 vjeç në Kuçovë.Në momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë F.Sh dhe djali i tij  A.Sh, ku edhe  janë përleshur me njëri-tjetrin.Në përleshje e sipër një nga grabitësit, Ismet Kumria, ka qëlluar me armë duke plagosur lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve, Ismet Kumria 50 vjeç dhe Artur Polovina, 43 vjeç.Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:-1 armë automatik kallashnikov-2 maska, 2 palë dorashka-1 varse floriri-2 krëhëra me fishekSakaq policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. Artur Polovinës iu gjet një serë e mbjellë me kanabis. 207 rrënjët e kultivuara të kanabisit në serë ishin në lartësinë 120-160 cm.Ndërkohë blutë nisën proçedim penal edhe ndaj 23-vjeçarit A.Sh për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë eMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajetje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit Ismet KumriaPër veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Artur Polovina.kucove13147964_10207841692193931_1506597966_o13161203_10207841692433937_24755623_o