Kapen me dy pistoleta në mjet, arrestohen. U gjendet dhe një automatik në banesë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit për armëmbajtje pa leje.Aldo Muhameti 30 vjeç dhe Arben Muhameti, 48 vjeç, të dy banues në Berat u kapën në flagrancë gjatë finalizimit me sukses të operacionit “Osumi”.Policia thotë se dy personat ishin në hetim prej disa muajsh, por arrestimi i tyre u bë sot.Në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta, “Beretta” dhe Ekol”.Sakaq policia ushtroi kontroll dhe në banesën e shtetasit Aldo Muhameti, ku u gjet një tjetër armë zjarri, automatik.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën panele “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.[caption id="attachment_737091" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_737093" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_737092" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina ku u gjeten armet[/caption]