Gjyshja lejon mbesën e saj të dëshpëruar të urinojë në dyshemenë e avionit
Udhëtimi me fëmijët në avion mbetet gjithmonë një mision i vështirë.Në një situatë të aspak të këndshme duket se është gjendur edhe kjo gjyshe kineze, e cila udhëtonte me mbesën e saj të vogël në avion.Ndërsa ishin shumë pranë tokës, në zbritje, vajza ka kërkuar me ngulm të urinojë.Gruaja e moshuar duket se është dorëzuar direkt përpara të voglës, duke mos insistuar ta inkurajojë që të bëjë durim sa të shkojnë në aeroport.Madje ajo e ka ndihmuar të ulë pantallonat dhe vogëlushja ka urinuar mbi dyshemenë e avionit, në sediljen ku ishin ulur.Pasagjerët në avion janë skandalizuar përballë këtij veprimi.Incidenti raportohet të ketë ndodhur në avionin e kompanisë Air China, fluturimi CA1332, i cili udhëtonte nga Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan në Kinën qendrore drejt kryeqytetit kinez, Pekin.Ndërsa Air Kina nuk ka komentuar mbi këtë çështje, gjyshja dhe mbesa e saj kanë shpëtuar paq nga incidenti edhe pa u gjobitur, pasi fotot i tregojnë ato teksa lënë terminalin e aeroportit në Pekin.Kjo nuk është hera e parë që stjuardesat kineze lejojnë fëmijët të bëjnë rromujë në avion, si në rastin e kësaj gjysheje që lejoi mbesën të urinojë në dysheme për shkak se tualetet në avion janë shumë të vogla.
