Stuhia shkatërron në 3 minuta 5 ha sera të 15 fermerëve
Një stuhi e fuqishme në zonën e Roskovecit rrafshoi për tre minuta, 5 ha sera të mbjella me domate.Dëmet e shkaktuara në fshatin Suk 1 të njësisë administrative Strum kanë dëmtuar 15 fermerë. Nga forca e stuhisë janë shkatërruar dhe kolonat e betonit, rrëzimi i të cilave ka lënë të plagosur një fermer.Banorët thonë se dëmi përllogaritet në dhjetëra miliona lekë të reja.Fermerët të cilët kanë dhe kartën e fermerit, pohojnë se kanë marrë kredi që kanë filluar këtë biznes.Një komision i bashkisë, pritet të inspektojë zonën për të verifikuar dëmet, ndërkohë që banorët e prekur kërkojnë ndihmën e ministrisë së bujqësisë qoftë për të përfituar subvencion, por edhe për t'u lehtësuar kredinë.[caption id="attachment_736980" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Dëmtimet e serave në Roskovec[/caption][caption id="attachment_737178" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dëmtimet e serave në Roskovec[/caption][caption id="attachment_737179" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dëmtimet e serave në Roskovec[/caption]/Ora News/