KE: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva.Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i  pashmangshëm.Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo.Megjithatë mbetet ende në pikëpyetje nëse Kosova do të jetë pjesë e axhendës së ditës së mërkurë, kur ky Komision pritet që të japë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.Sipas Andreevas, axhenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë.“Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva.