15 adresa në Facebook u përgjuan nga qeveria shqiptare
Edhe gjatë vitit të shkuar nuk kanë munguar kërkesat e qeverive në mbarë botën për të pasur akses në llogaritë e individëve në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.Në përditësimin e fundit të të dhënave (korrik-dhjetor 2015), Shqipëria sipas raportit të Facebook ka kërkuar akses për 15 persona, duke dërguar pesë kërkesa gjithsej.Ndërkohë, për periudhën janar-qershor, Shqipëria ka dërguar 8 kërkesa për 14 adresa.Numri ra krahasuar me periudhën e vitit paraardhës (2014). Kështu, gjatë atij viti, qeveria shqiptare ka bërë në total 20 kërkesa për 40 akaunte, pjesa më e madhe në gjashtëmujorin e dytë.Qeveria e Kosovës ka bërë më shumë kërkesa, se sa ajo e Shqipërisë, duke i dërguar rreth 16 të tilla për 32 akaunte në Facebook.Në raport nuk përmendet asnjë e dhënë tjetër në lidhje me kërkesat për shkak të ruajtjes së privatësisë.Kërkesat e qeverive për të dhëna bëhen për persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale."Shumica dërrmuese e kërkesave kanë të bëjnë për rrëmbime apo grabitje", thotë raporti i Facebook, në të cilën paralajmërohet se dhënia e informacionit për kërkesat është e rreptë.Numrin më të lartë të kërkesave në botë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 19,235 për 30 mijë profile në FB. Më pas vjen India, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, kërkesat e të cilëve i kalojnë mbi 1 mijë.Miamari për shembull nuk ka bërë asnjë kërkesë për akses në llogaritë e Facebook-t.
/Ora News/