CIA: Fuqizimi i IS pasojë e një rezonance përtej territorit

Kreu i CIA-s, John Brennan deklaron se fuqizimi i shtetit islamik ka ardhur si pasojë e shpërndarjes dhe shtrirjes së grupit terrorist përtej territorit.“Rrënjët e tij janë të thella, shkojnë përtej  territorit. shteti silamik ka qenëi i aftë të tërheqë një numër të madh individësh nga jashtë, përtej zonave si Iraku apo edhe Siria. Janë mbi dhjetëra mijëra persona që kanë udhëtuar nga anembanë botës për tu bashkuar me të ashtuquajturin kalifat. Kështu që unë mendoj se ka pasur një rezonancë, për fat të keq, e cila  ka apeluar zemrat,  shpirtrat e mendjet e atyre individëve që nuk kanë pasur një identitet të qartë fetar”, u shpreh Brenan për rrjetin NBC.Brennan tha se grupi terrorist është në gjendje ende të rritet si pasojë e terrenit të përshtatshëm në Siri e Irak. Ai tha se krizat që ka përjetuar Siria si  përdorimi i armëve kimike nga presidenti sirian Bashar al Assad, janë situata që favorizojnë dhe ndihmojnë të rriten grupet terroriste.Brennan iu përgjigj interesit mediatik për raportet sekrete të sulmeve të 11 shtatorit, në të cilat thuhet se Arabia Saudite ka mbështetur Al Kaedën.Ai tha se në raport nuk ka asnjë provë që qeveria saudite apo zyrtarët sauditë individualisht kanë ofruar mbështetje financiare për Al Kaedën.Sakaq, agjencia qendrore e inteligjencës amerikane është kritikuar për publikimin në rrjetin social twiter të vrasjes së kreut të  Al Kaedës Osama bin Landen pesë vite pas ngjarjes. CIA ka ndarë online detajet e misionit dhe të dhënat që çuan në kapjen e personit më të kërkuar nga amerikanët. Reagimet në Twiter ishin negative, ku shumë persona e kanë konsideruar një veprim "grotesk dhe të turpshëm nga ana e agjencisë./Ora News/