Familja shqiptare ther delen në kopshtin e shtëpisë, kalon Pashkët në polici

Në Shqipëri kjo është një traditë  që vazhdon edhe sot e kësaj dite, por në Itali përballesh me ligjin.Kështu ka ndodhur edhe me një çift bashkëshortësh shqiptarë, të cilët kanë përfunduar në polici për therjen e një deleje në kopshtin e banesës së tyre ku jetonin.Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur rreth orës 19:30 të së premtes pak metra nga qendra e Arquà Polesine,  në Via San Vincenzo.Familja me origjinë shqiptare, e përbërë nga çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat kishin blerë një dele dy ditë para Pashkëve dhe e kishin therur.E gjithë skena, therja e deles dhe më pas varja e saj në një pemë për ta rjepur kishte alarmuar fqinjët, të cilët e kanë denoncuar familjen në polici.Menjëherë në banesën e familjes shqiptare mbërriti policia e Rovigos sëbashku me grupin e veterinerëve ULSS 18.Karabinierët shoqëruan çiftin në komisariat.Sipas mediave lokale, çifti i shqiptarëve do të përgjigjet për shkeljen e standardeve sanitare për therjen e kafshëve në banesë.[Max 5 Col] Oggetto: Rovigo Arquà Polesine pecora sgo - Allegato:IMG_20160429_WA0005.jpg