Kur nuk ke para për luks! Emigrantët ngrenë çadrat komshinj me hotelin me 5 yje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2016, 19:43
Duke kthyer birra në mes të ditës dhe duke injoruar paralajmërimet e policisë, një grup klandestinësh tashmë jetojnë nën hijen e një prej hoteleve me 5 yje më prestigjoze të botës.Fotot tregojnë burra dhe gra të të veshura trashë për të përballuar të ftohtin jo vetëm ditën, por edhe natën.Disa tymosin ndonjë cigare, të tjerë të shtrirë në lëndinën e Green Park të Londrës, pak hapa larg Hotel “Ritz”.Pavarësisht afërsisë, luksi që ofron hoteli i ndërtuar në vitin 1906 është një botë larg nga miqtë që flenë shumë pranë tij, e që kryesisht mendohet të jenë nga Evropa Lindore.Kjo nuk është hera e parë që emigrantët kanë përdorur parqe në kryeqytetin anglez si një strehë e përkohshme.
