Kisha serbe në Nju Jork digjet ditën e Pashkëve

Një kishë historike ortodokse serbe në Manhattan, e cila luan një rol të rëndësishëm për komunitetin serb të Nju Jorkut, u përfshi nga flakët të dielën, e 1 Majit,  vetëm disa orë pasi besimtarët festuan pashkët.Sipas departamentit zjarrfikës të Nju Jorkut, kisha u përfshi nga flakët pak para orës 7 të pasdites, duke angazhuar 168 persona të ekipit të emergjencës për të stabilizuar situatën.Pamjet  tregojnë qartësisht dëmet e shkaktuara në objektin historik fetar, teka ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv.Autoritet njujorkeze kanë nisur hetimet, duke e konsideruar ngjarjen humbje të madhe për komunitetin serb.Nuk është ende e qartë nesë ka pasur njerëz në kishë në momentet e para të zjarrit. Prifti, sipas zyrtarëve, ishte larguar me bicikletë para flakeve në një darkë më rastin e pashkëve.Përgjatë dy orëve flakët shkatërruan totalisht ndërtesën e shekullit të 19, pavarësisht përpjekjve të ekipeve zjarrfikëse.Para se të shërbente si bosht thelbësor fetar I komunitetit serb në manhatan, ndërtesa njihej si Trinity Chapel, një kishë Episkopale që u shit për pronarët e saj aktuale në vitin 1943.Ndërtesa hyri në Regjistrin Kombëtar të vendeve Historike në vitin 1968, në të njëjtin vit kur komisioni i ruajtes së monumenteve të qytetit i dha asaj statusin historike me argumentin se karakteri i vecantë I kishës, rëndësia historike, interesi estetik dhe vlera e zhvillimit në trashëgiminë dhe karakteristikat kulturore të Nju Jorkut e bëjnë atë pazëvendësueshme./Oranews.tv/