Fushë Krujë, makina merr 100 metra para motoçiklistin, gjen vdekjen
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në orët e para të së hënës, 2 maj 2016 në autostradën Fushë Krujë-Milot.Aksidenti i kushtoi jetën drejtuesit të një ciklomotori. Viktima ende nuk është identifikuar pasi nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpjetësia tej normave e drejtuesit të mjetit tip Opel korsa me targa AA 694 JN e drejtuar nga Flamur Karaj 32 vjec .Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila ka filluar menjehere hetimet.Nga të dhënat e para konstatohet se për shkak të shpejtësisë së lartë viktima është marrë para për rreth 100 duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.Aktualisht policia ka bere ndalimin e drejtuesit te automjetit Flamur Karaj me banim ne Mamurras.
/Oranews.tv/