Vritet me 2 plumba në kokë djali i çiftit të grabitur në Tepelenë
Një person është ekzekutuar me 2 plumba mbrëmjen e 1 Majit 2016 në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 në lokalin "De Niro" në zonën e ish-Bllokut, ku shtetasi Elton Çiça është qëlluar me armë zjarri.Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.36 vjeçari është djali i Naim Çiçës, 61 vjec. Prinderit e tij u bënë pre e një grabitjeje në banesën e tyre në lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës më 31 mars 2015. Tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, vodhën një shumë prej 5.000 euro dhe më pas u larguan duke përfituar nga errësira. Ata përdorën dhe dhunë fizike ndaj të moshuarve.Sekuestrohen kamerat e siguriseKamerat e sigurisë si dhe te gjithë personat që ndodheshin në lokal në momentin e krimit pritet të zbardhin detaje mbi krimin. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat pritet të zbardhin dinamikën dhe autorin. Gjithashtu dhe personat e shoqëruar me dëshmitë e tyreHetohet pista e hakmarrjes pas grabitjes së prindërve[caption id="attachment_736446" align="alignnone" width="605"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati[/caption][caption id="attachment_736455" align="alignnone" width="680"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati[/caption][caption id="attachment_736456" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati[/caption]Njoftimi i policisë së Tiranës (ora 23:00, 1 Maj 2016"Policia e Tiranës ka marrë një telefonate se në një lokal pranë zonës së stadiumit "Selman Stermasi", tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë.Forca të shumta policore shkuan në vendngjarje.U konstatua se te lokal "De Niro" është plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Cico.I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihme mjekësore në spital, por megjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë.Policia po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.