Shqiptari i rikthyer nga Siria: Ja si më mashtruan xhihadistët

Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe Almir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri. Ai pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask. Ermal Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha.TCH: Armë mbajte?Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.TCH: U stërvite?Ermal Doçi: Jo.TCH: Pse u ktheve?Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.TCH: Kë takove nga shqiptarët atje?Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.TCH: Almirin (Dacin) e takove?Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.TCH: Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.TCH: Kush të çoi atje?Ermal Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.TCH: Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?Ermal Doçi: Nuk e di.TCH: Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.TCH: Luftonin?Ermal Doçi: Nuk kam parë luftime.