Biznesmenit tentojnë t'i grabisin banesën, dëshmia në polici

Policia e Shkodrës vijon punon për identifikimin e 4 personave të armatosur dhe me maska të cilët ditën e 1 Majit  tentuan të grabisin banesën e biznesmenit Sabah Rrashketa në qytetin e Shkodrës.Policia ka marrë dëshminë e biznesmenit për të ndihmuar në zbardhjen e autorëve por nuk dihet ende.“Nuk më kanë marrë gjë. Fati i madh është që fqinjët i kanë parë dhe kanë njoftuar shpejt policinë” mësohet të ketë thënë ai në polici duke shtuar se grabitësit kishin arritur të thyenin vetëm njërën nga dy bravat duke mos arritur të hynin në shtëpi.E ka pranuar se ndihet i frikësuar.I pyetur nëse kishte dyshime se kush mund të ishin autorët biznesmeni nuk ka ditur të japë një emër . Me familjen e tij Rrashketa kishte 3 vite që ishte zhvendosur në këtë pallat.Policia ka dyshime se autorët e grabitjes të jenë të njëjtët autorë të grabitjeve të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës por pa dhënë më shumë detaje.GrabitjaKa qenë ora 12:45 minuta e 1 majit,  kur 4 personat në fjalë janë ngjitur në katin e tretë të pallatit në lagjen “Vasil Shanto”, zona e njohur ndryshe si “Sahati”.Të informuar se në banesë nuk ndodhej njeri, ata kanë tentuar të hapin me forcë derën e blinduar, duke thyer njërën nga bravat.Zhurma e krijuar ka shqetësuar banorët, të cilët pasi kanë pikasur se nuk ishin të zotët e shtëpisë, por persona të maskuar që po bënin hapjen me forcë të derës, kanë njoftuar policinë.Kjo e fundit është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe sapo i është afruar zonës, 4 autorët kanë dëgjuar zhurmat e sirenave të policisë dhe janë larguar me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës, duke mos arritur të hyjnë në banesë, e duke i shpëtuar policisë.Në pak minuta zona është rrethuar nga efektivët e komisariatit verior dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku banorëve ju është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa autorëve u është bërë thirrje të dorëzohen.Policia nuk ishte në dijeni se ata ishin larguar dhe për 30 minuta ka mbajtur të rrethuar pallatin, deri në një moment kur është siguruar se në banesë nuk gjendej asnjeri.Kush janë hajdutët?Të pakta janë deri më tani informacionet e grumbulluara dhe për policinë nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin e 4 grabitësve që vijojnë të jenë të lirë.Dyshohet se ata janë një grup i mirëstrukturuar që ka vepruar edhe më herët në vjedhjen e banesave në Shkodër, denoncimet për të cilat janë rritur muajt e fundit, e që policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.Autorët dyshohet se ishin të armatosurNë pyetje janë marrë edhe banorët e lagjes, të cilët kanë deklaruar se autorët që tentuan të kryenin grabitjen kanë qenë të armatosur.4 autoret dyshohet se kane lidhje edhe me disa grabitje te tjera4 personat dyshohet se janë një grup i strukturuar i grabitjeve në qytetin e Shkodrës. Kohët e fundit janë realizuar disa grabitje, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këta persona.https://www.youtube.com/watch?v=KtZVUZ5lNT0 /Oranews.tv/