Vrasja e Elton Çiçës, hetohet pista e hakmarrjes pas grabitjes së prindërve

Një nga pistat e hetimit të vrasjes së ndodhur sot në mbrëmje (1 Maj 2016) është ajo e një hakmarrjeje që mund ta ketë zanafillën në marsin e vitit të kaluar.Elton Çiça është djali i një cifti të moshuarish në Tepelenë të cilët u bënë pre e një grabitjeje në banesën e tyre. Grabitësit rrahën Naimin Çiçën dhe bashkëshorten e tij dhe i vodhën 5 mijë euro. Ata arritën të largohen ndërsa braktisën automjetin dhe u larguan me vrap duke përfituar nga errësira.Prindërit e Eltonit  përfunduan në spital, me dëmtime në të gjithë trupin.Në një shkrim me titull "Elton Cici, në hasmëri me njerëzit që i rrahën prindërit" Lapsi.al shkruan si me poshte:VRASJA E GRABITËSIT, ROBERT RAMA"Policia shpalli të dyshuar për ngjarjen tre persona, mes të cilëve Robert Ramën dhe Ervis Imerin.Robert Rama ishte në kërkim nga policia, kur u vra.  Ai u ekzekutua 2 muaj pas grabitjes. Në 11 qershor, në zonën e ish Kënetës në Durrës, dy persona me motor, e qëlluan për vdekje dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia e pati të vështirë të fokusohet në vetëm një pistë hetimi, për shkak të kaluarës problematike të Ramës.Në atë kohë u tha se Robert Rama mund të ishte vrarë nga ekzekutorë të paguar.31-vjeçari nga Kurbini, ishte përfshirë në konflikte të shumta në qytete të ndryshme të vendit, si dhe ka kryer disa grabitje me armë e dhunë. Ai ndërronte vazhdimisht shtëpinë, për shkak se ishte person i shpallur në kërkim dhe gjithashtu kërkohej nga personat me të cilët ishte në hasmëri.Robert Rama lindi në Leskovik, u rrit në Laç dhe banonte në Tiranë. Pak para se të vritej, kishte marrë një banesë me qira në Durrës, në zonën e njohur si ura e Dajlanit.Me vete mbante gjithmonë një pistoletë, që nuk i shërbeu momentin e vrasjes, për shkak se ekzekutorët ishin profesionistë, tha policia.TRITOLI NDAJ GRABITËSIT, ERVIS IMERIMëngjesin e 12 korrikut të vitit të kaluar Ervis Imeri dalloi disa kallëpe tritoli poshtë makinës. Ai telefonoi në polici për atentatin që i kishin përgatitur.Ekspertët e RENEA-s, gjetën 3 kallëp eksplozivi, detonatorin dhe dy bateri 9 volt që do aktivizonin shpërthimin.Agjentët e vrasjeve në Drejtorin e Tiranës kuptuan se kishin të bënin me një nga të dyshuarit e grabitjes me armë të çiftit të moshuar në Tepelenë. Por përsëri nuk e besuan, se ai kishte zbuluar rastësisht atentatin. Policia dyshonte se Imeri e kishte vendosur vetë tritolin poshtë makinës, për t’u larguar nga vendi.ATENTATI NDAJ VËLLAIT TË IMERITNë pamundësi për të vrarë Ervis Imerin, u godit vëllai i tij, Eltoni. Oficeri i policisë ushtarake ishte duke shkuar në punë si çdo mëngjes, kur makina e tij shpërtheu nga tritoli. Pamjet e tmerrshme pas atentatit u transmetuan në çdo media mëngjesin e 9 dhjetorit të vitit të kaluar. Elton imeri tregoi se kishte dalë me vetëm një këmbë nga makina. ‘’Isha vetëm në makinë, Kur ndodhi shpërthimi, kam mundur të dal prej andej dhe kam ecur për disa metra me një këmbë. Pastaj më ndihmoi një shofer furgoni që nuk e njihja fare’’ u shpreh ai për mediat. Unë dyshoj se shkak i ngjarjes mund të jetë një grabitje e bërë në Tepelenë mesnatën e 31  marsit të këtij viti. Një nga autorët ka qenë shoku i vëllait tim Ervisit. Vëllain tim e kanë kërcënuar dhe më pas ai u arrestua për moskallëzim krimi. Kjo që më ndodhi mua s’është hera  e parë, në korrik vëllait tim iu vu 600 gr tritol në makinë, dhe që nuk shpërtheu sepse e pa në kohë’’ tha Imeri.Ekzekutimi i Elton Cicit, natën e së dielës në Tiranë, sipas policisë mund të jetë bërë për hakmarrje. 35 vjeçari dukej se kishte një qëllim, të ekzekutonte njerëzit që i rrahën prindërit, por u parapri nga shënjestra e tij. /lapsi.al/ Oranew.tv/