Shqiptari i talentuar që po i mahnit gjermanët me fantazinë e tij

I lindur një një fshat të Tetovës, në Kallnik, 32 vjeçari Ismail Sherifi është tetovari i cili ka mahnitur gjermanët me punimet e tij.Ismaili nga shokët e tij njihet si “Ismail Legenda” dhe rallë kush e njeh me emrin e vërtet të tij në fshat por edhe në Gjermani.Por ajo që këtë tetovar e bën të njohur në Berlin të Gjermanisë është talenti i tij në punimin e figurave të ndryshme.Nga kanaçet e RedBull, ai ka ndërtuar motorë të ndryshëm të cilët synon që shumë shpejt ti bëjë të lëvizshëm, duke përdorur një kombinim elektronik me anë të një bombine dhe me karburant.Po ashtu “Legenda” nga kanaçet e CocaCola ka ndërtuar një maune e cila për momentin është e lëvizsshme vetëm mekanikisht, por Ismaili edhe këtë premton se do ta bëjë të lëvizshme me të njëjtin kombinim.Shkathtësia e tij ka bërë që shumë bashkombas në Gjermani dhe Itali ti kërkojnë që tu përgadisë orë me shqiponjë, kala, motor e maune për fëmijët e tyre.Ismaili ishte talent, por për shkak të gjendjes së tij ekonomike ai nuk ka mundur të kryjë shkollimin, për shkak se emigroi për një jetë më të mirë.Për TetovaSot, Ismaili thotë se fakti që ka kryer vetëm arsimin fillor nuk e ka penguar që të shfaqë talentin e tij dhe të përparojë në karrierë,  përkundrazi thekson se populli gjerman e çmon dhe i ofrojnë shumë mundësi punësimi dhe avansimi.Ai thotë se ka përgatitur një megaprojekt, me të cilin do ti bëjë shqiptarët të njihen edhe në sfera të tjera veç atyre sportive e shkencore që aktualish njihen.1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15