Shqiptari u kap me 13 kg kokainë, në Britani shpërthen debati për daljen nga BE-ja
Dy shqiptarë u arrestuan nga policia britanike të premten në mbrëmje, pasi posedonin rreth 13 kg kokainë, vlera e së cilës kap shifrën e 1.5 milionë eurove nëse do të shitej në treg.Dy shqiptarët e arrestuar janë Pashk Koliçaj, 21 vjeç dhe Ened Molla, 27-vjeç, të cilët do të paraqiten përpara Gjykatës në Hendon në lidhje me akuzat për trafikun e kokainës.Historia e njërit prej tyre, pikërisht 21 vjeçarit është kthyer në debat publik në vend për mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, referendumi për të cilën do të zhvillohet gjatë qershorit.Megjithëse Shqipëria nuk mund të identifikohen me një apo dy persona, për britanikët e Brexit, këto raste përbëjnë arsye të forta për daljen e vendit nga BE-ja, për shkak se siç mendojnë ata, Shqipëria importon drejt vendit të tyre kriminelë.Njërit prej të arrestuarve, 21 vjeçari Koliçaj kishte tentuar të hynte në Britaninë e Madhe rreth gjashtë javë më parë, por i ishte refuzuar hyrja në aeroportin e Stansted.Shqiptari ka gjetur një mënyrë tjetër për të hyrë në vend rreth dy javë më parë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara.I riu shqiptar u arrestua për përfshirjen në një rrjet të gjerë të krimit të organizuar që furnizonte me kokainë të cilësisë së pastër (Class A) në Londër.Ai u kap në Stanmore, në veriperëndimi të kryeqytetit britanik, fillimisht me 3 kg kokainë dhe më pas iu gjet edhe një sasi tjetër prej 10 kg ./Ora News/