E Premtja e Zezë, kremtohet në Tiranë vuajtja dhe vdekja e Jezu Krishtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2016, 22:46
Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan të premten e zezë në prag të Pashkës, që simbolizon kryqëzimin e Jezu Krishtit.Nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit", me qirinj në duar dhe me lutjen për më shumë dashuri e mirëqenie, besimtarët ndoqën nga afër qëndresën e Epitafit që u drejtua nga kryepeshkopi Anastas.Besimtarët ortodoksë mes njëri-tjetrit shkëmbyen urimet e tyre. Kremtimi i së premtes së madhe kulmoi me ceremoninë e nxjerrjes së Epitafit të Shenjtë.