Polici në Florida gjuan me grushta gruan e prangosur, kolegët spektatorë

Një oficer policie është arrestuar me akuzën e ushtrimit të dhunës dhe është shkarkuar menjëherë nga detyra, pasi goditi në mënyrë brutale një grua në Florida të SHBA.Këto janë pamjet që kanë tronditur opinionin publik, ku oficeri 26–vjeçar, Akinjemi Borisade, qëllon vazhdimisht 31-vjeçaren Mayra Martinez, e cila ndodhej nën pranga dhe e kishte të pamundur të mbrohej.“Kishte mënyra të tjera për ta zgjidhur situatën dhe ushtrimi i dhunës nuk ishte aspak i nevojshëm. Mund ta kishte bllokuar në një pozicion ku ajo mos të kishte mundësi të lëvizte, e përsëris nuk duhet ta godiste “- deklaroi zv.Sherifi i Jacksonville, Pat Ivey.Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi  pasi pronaret e klubit të natës ku punonte Mayra Martinez,  kishin kërkuar ndihmen e forcave të rendit për shkak të sjelljes së pahijshme të saj.Nën efektin e alkoolit ajo kishte kundërshtuar 2 oficerët dhe kjo solli edhe acarimin e mëtejshëm të njerit prej tyre.Në pamje femra pasi goditet disa herë rrezohet pa ndenja në tokë.Gjatë momentit kur ndodhi ngjarja aty gjendeshin dhe ofiocerë të tjerë policie të cilët nuk ndërhynë për të qetësuar kolegun, megjithatë autoritetet informojnë se ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor.33A43ABE00000578-3565235-image-a-2_1461920818567 33A43AE000000578-3565235-image-a-3_1461920828864 33A43B1F00000578-3565235-image-a-7_1461920873759 33A43B1800000578-3565235-image-a-6_1461920863064 33A43B3300000578-3565235-image-a-9_1461920892744 33A43B6200000578-3565235-image-a-11_1461920911104 33A419B600000578-3565235-image-m-17_1461921089311