5 vjet martesë, William dhe Kate mbeten çifti më mediatik në botë
Duka dhe dukesha e Kembrixh, Prince William dhe Catherine, apo njohur gjërësisht si Kate, festojnë 5 vjetorin e tyre të martesës.Përgjatë këtyre 5 viteve, William dhe Kate kanë qenë një nga çiftet më të diskutuara e më të përfolura mediatikisht, që nga dita që kurorëzuan dashurinë e tyre në prill të 2011 në Westminster Abbey.Në eventin e parë Gala të Kate në korrik të viti 2011, një darkë vjetore bamirësie për fëmijët, ajo shkëlqeu me një fustan të mahnitshëm të Jenny Packham. Në shkurt dhe Mars të 2012, William u dërgua në ishujt Falkland si pjesë e detyrës së tij në Forcat Ajrore Mbretërore, ku punoi si kërkues dhe pilot shpëtimi. Ai nisi një karrierë të re më pas si një pilot ambulance helikopteri në vitin 2015. Çifti mbeti më i preferuari i familjes mbretërore me miliona fansa në mbarë botën. Larg bashkëshortit të saj, Kate pati sukses në dhjetëra aktivitete, dalje publike apo angazhime të tjera zyrtare, shoqëruar nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.Princi britanikë George, i treti në linjë për fronin e Mbretërisë së Bashkuar lindi më 22 korrik të vitit 2013, tërhoqi vëmëndjen e mbarë medias ndërkombëtare, jashtë spitalit privat "Lindo Wing of St Mary's Hospital" në Londër. Vetëm një ditë pas ardhjes në jetë, George Alexander Louis, në krahët e prindërve të tij krenarë, i shfaq për herë të parë për botën, nën blicin e qindra kamerave dhe aparatëve fotografikë.Në prill të 2014, çifti mbretëror dhe djali i tyre vetëm 8 muajsh, mbërritën në Uellington, në Zelandën e re, në një tur 10 ditor atje. Në këtë vizitë për familjen e re mbretërore, George performoi edhe vizitën e tij të parë zyrtare në një vizitë në kopshtin zoologjik të Tarongas në Sidney.Një vit më pas, çifti mbretëror solli në jetë edhe një trashëgimtare të re, vajzën që lindi të shtunën e 2 majit të vitit 2015, sërish në spitalin "Lindo Wing of St Mary's". Emri i plotë i princeshës është Charlotte Elizabeth Diana, bashkimi emrave të gjyshës së saj princeshës Diana dhe stërgjyshës së gjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabetë.Charlotte u pagëzua në një kishë të vogël në shtëpinë verore në Sandringham, më 5 korrik në daljen e parë publike të familjes, që pas lindjes së vogëlushes.Në prill të 2016, çifti mbretëror britanik vziitoi taxh Mahalin, vendin ku princeshë Diana shkoi vetëm, pjesë e një turi 1 javor në Azinë Jugore.William dhe Kate u ulën pranë njëri tjetrit në të njëjtin parvaz ku ishte ulur nëna e tij e ndjerë në vitin 1992. Pak ditë më vonë, çifti kaloi një pasdite të këndshme me presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij Michele në "Kensington Palace" në Londër.




