Papunësia, INSTAT: 66% janë afatgjatë, më shumë se një vit pa punë

Ndërsa mundësitë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende pune kanë shkaktuar debate të forta ditët e fundit, INSTAT konstaton se pjesa dërrmuese e të papunëve në Shqipëri janë afatgjatë. Gjatë vitit 2015, 66% e atyre që kërkojnë punë kanë më shumë se një vit në këtë status. Papunësia është problem kryesisht për personat me arsim të mesmë dhe të lartë, ndërsa ka rënë për personat me arsim fillor.Ndërsa në arenën politike dhe opinionin publik është hapur debati për punësimin, INSTAT konstaton se pjesa dërrmuese e të papunëve në Shqipëri e vuajnë prej një kohe të gjatë këtë status. Sipas të dhënave të fundit, gjatë vitit 2015, personat e papunë prej një viti janë më shumë përbëjnë 66 % të totalit të të papunëve. Krahasuar me një vit më parë, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u rrit me 1,7 për qind.INSTAT evidenton se vitin e kaluar, gjashtë në dhjetë persona të papunë kërkonin punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2014, numri i të papunëve që po kërkonin punë për herë të parë u rrit me 1,3 %.Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm me (20,4 %, ndjekur nga ata me arsim të lartë me 19,1 %.Ndërkohë që vende pune janë krijuar kryesisht për personat me arsim fillor. Për këtë kategori, gjatë vitit 2015 shkalla e papunësisë u ul me rreth 1 %.Bujqësia dhe shërbimet janë dy sektorët që gjenerojnë edhe pjesën dërrmuese të vendeve të punës në Shqipëri, me përkatësisht 41,3 % dhe 39,9 % të të punësuarve gjithsej. Shifra këto që dëshmojnë edhe për mundësitë e kufizuara të ekonomsë sonë për të gjeneruar punësim në sektorë të tjerë./Oranews.tv/