Aksident në Norvegji, 11 viktima dhe 2 të humbur pas rrëzimit të helikopterit

Një helikopter me 13 persona në bord është rrezuar në Novergji. 11 vetë janë gjetur të pajetë dhe 2 të tjerë rezultojnë të humbur. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, teksa një ekip i specializuar nga Britania e Madhe ka nisur hetimet e ngjarjes së rëndë.11 persona janë gjetur të vdekur dhe dy rezultojnë të humbur pas rrëzimit të një helikopteri në perëndim të qytetit norvegjez Bergen.Ekipet e shëptimit deklarojnë se gjithsej në helikoper ndodheshin 13 persona, prej të cilëve 11 norvegjezë, një britanik dhe një italian.Helikopteri i llojit Eurocopter EC 225 ra në afërsi të ishullit të vogël Turoey, në Perëndim të fshatit Solsvik, teksa autoritet vendase thonë se ai ishte shkatërruar plotësisht.Mjeti ishte nisur nga fusha e naftës Gullfaks drejt Bergenit, një prej qendrave të industrisë së naftës dhe gazit në detin e veriut.Kompania e naftës Statoil, e cila tha se avioni ishte "në detyrë" për llogari të saj, ka ulur përkohësisht të gjithë helikopterët e këtij lloji, pra Eurocopter 225 (EC) Super Puma.Zëdhënësi i policisë, Morten Kronen, tha se zjarrfikës, zhytës dhe ekipe mjekësore janë angazhuar në një supëroperacion për gjetjen e dy personave që rezultojnë të humbur, edhe pse shanset për mbijetesën e tyre janë thuajse zero.Sipas raporteve mediatike bazuar edhe tek dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes,  helikopteri  ka humbur 640 metra lartësi në 10 sekonda përpara se të përplasej në ujë.Disa prej mbetjeve të tij janë gjetur në ishull, ndërsa të tjera janë ende në det.Të gjithë pasagjerët e helikopterit ishin punonjës të “Statoil”. Autoriteti i aviacionit civil norvegjez tha se helikopterët EC225 kanë pasur probleme në vitin 2012 dhe që atëherë janë informuar kufizime të fluturimeve të tyre.Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një ekip hetimi të specializuar në Norvegji për të hetuar aksidentitn tragjik.12345