Bashar Al Assad: Nuk jap dorëheqjen, të hapur për “dialog pa armë”
Dhuna mes rebeleve dhe regjimit te Bashar al Asad vazhdon të përkeqësohet, por mesa duket lideri sirian nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Kështu ka deklaruar të hënën Presidenti sirian, Bashar Al Assad , ndërsa e ka krahasuar pozicionin e tij me atë të kapitenit të anijes.Në një interviste për gazeten argjentinase "Clarin", Assad shprehu dyshimet e tij për bisedimet e paqes të propozuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat sipas tij mund të nxisin terrorizëm në Siri.Bashar Al Asad kundershtoi dialogun me terroristet, por ai shprehu vullnet per te hyre në bisedime me palet qe nuk përqafojnë dhunën."Ne e kemi thene që në fillim se jemi te pergatitur per bisedime me forca brenda dhe jashte Sirise. Nuk kemi nje problem per kete, por me kushtin qe ata te mos mbajne arme. Nuk mund te mbash arme dhe te hysh ne dialog" tha ai.Nga ana tjeter, kryengritesit të cilët kerkojne largimin e Asad kane shprehur skeptizem per bisedimet e propozuara per paqen.Ne prag te takimit nderkombetar te ndermjetesuar nga SHBA dhe Rusi mes ketyre dy vendeve pati nje perplasje per dergimin e raketave te avancuara ruse ne Siri, ndersa Franca deklaroi se nuk do te marre pjese ne konference nese do te jene te pranishem perfaqesuesit e Iranit. Per Mosken, Teherani duhet te jete pjese e cdo zgjidhjeje ne Siri.Gjatë së hënës televizioni shtetëror sirian publikoi se trupat qeveritare hynë në qytetin e kontrolluar nga rebelët të Kusairit si pjesë e një ofensive disa javore për të rimarë këtë zonë strategjike që lidh Damaskun me bregun e Mesdheut.Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thanë se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi.