Meta: Koha për rrotacion. Berisha diskriminoi Beratin, pas 23 qershorit do e presim si turist
Ndërsa është gjendur në qytetin muze të Beratit vetëm një ditë pas ish partnerit të tij qeverisës, kreu i LSI Ilir Meta ka lëshuar akuza në drejtim të Kryeministrit Berisha lidhur me premtimet e tij për këtë qark.
Duke iu referuar pikërisht premtimit të Berishës për turizmin, Meta tha se qeveria e tij në 8 vite e la në harresë të plotë këtë qark, ku sipas tij fondi i paracaktuar në buxhet me insistim të deputetëve të LSI shkoi për kompaninë lobuese të PD. Përkundër kësaj, shtoi më tej Meta, “ne jemi bujarë dhe pas 23 qershorit Berishën do ta mirëpresim si turist në Berat”.
“Dje dëgjova se i prenmtonte Beratit se turizmi në Berat do rritej 400% në katër vitet që vinë, u habita kur pashë që ishte zëri i Kryeministrit në largim që e ka diskriminuar këtë qark në 8 vite. Ai dhe qeveria e tij jo vetëm që s’kanë dëgjuar shqetësimet tuaja, por as zërin tim, as zërin e Naços në parlament, për të treguar jo dashuri të madhe për Beratin, pasi atij i ka ngelur ora në këtë qark në referendumin e ’94 por të tregonte përgjegjshmërinë ndaj këtij populli, por dhe vlerave kulturore të qytetit. 500 milionë lekë u vendosën në buxhet për këtë qark vetëm me insistim të LSI. Ai që premtontoi rritje të turizmit bënte sikur nuk shikonte gropat, ku vajtën këto miliona. Një pjesë vajtën për një kompani lobuese për të desinformuar Europën dhe SHBA për realitetin zgjedhor në Shqipëri. Por ne jemi njerëz bujar, jemi mikpritës, pas 23 qershorit ne s’do ta presim si Kryeministër, por do ta presim si turist të vizitojë kalanë, për peligrinazh në Tomor. Bukuritë e Beratit janë të panumërta, por vlera më e madhe janë njerëzit, bujarë, punëdashës dhe patriot” tha Meta.Meta u shpreh i sigurt se me 23 qershor qytetarët e Beratit do ti thonë jo diskriminimit dhe stanacionit, duke votuar për rrotacion, lidership dhe ekuilibër të ri politik.“Ndaj Berati jam i bindur se në 23 qershor do ti thotë jo diskriminimit të këtij qarku, stanacionit, papunësisë. Berati nuk do pajtohet me bllokimin e integrimit të BE. Beratasit janë të lodhur nga mashtrimet, retorikat konfliktuale që kanë lënë në baltë zhvillimin social. Pozita dhe opozita nuk duhet të jenë llogore por faktorë të përgjegjshëm për të përmirësuar shërbimet publike. Ndaj duhet një qeveri e përgjegjshme, sduam një qeveri që i ndan shqiptarët në të djathtë apo të majtë. Shqiptarët kërkojnë një lidership që nuk flet për mrekulli imagjinare, por një lidership me këmbë në tokë, ndaj është koha për rrotacion. Është koha të ecim më shpejt drejt një progresi shoqëror, që krijon më shumë vende pune” theksoi ai.Kreu i LSI premtoi një plan konkret për të cuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa deklaroi se Berati, Kucova dhe Skrapari do të jenë kulmet e fitores së kësaj force politike, si alternativa më e mirë për një të ardhme të sigurt për të gjitha gjeneratat.“LSI ka plan konkret për punësimin, shumëfishim të granteve për fermerët, nxitjen e investimeve të reja. Berati meriton një turizëm elitar, Berati nuk është i bukuri i dheut sic shprehet Kryeministri në largim, për atë ishte dhe mbetet i harruari i dheut. Është e pafalshme që qeveria që do ikë la të shkatërrohen vlerat monumentale, historike. Jam i bindur se populli i Beratit është më i paduruar, më i vendosur se kurrë, nga një qeveri që s’pati respektin më minimal për këtë qytet me vlera botërore. Jam i sigurt se Berati do përkrahë “Aleancën për një Shqipëri Europiane” dhe do votojnë në vecanti për LSI sepse ajo është alternativë që kupton hallet dhe sfidat tuaja të përditshme duke punuar më shumë për një të ardhme më të mirë për të gjitha gjeneratat. Zgjidhja juaj është e qartë, për rrotacionin, për ndryshimin. 34 ditë nuk janë shumë për tu ndarë njëherë e mirë nga tranzicioni dhe nga Shqipëria virtuale, me kontributin tuaj Berati, Kucova dhe Skrapari do jenë kulmet e fitores së LSI dhe “Aleancës për një Shqipëri Europiane”përfundoi Meta.Ndërsa, Nasip Naço, i cili kryeson dhe listën e kanidatëve për deputetë në qarkun e Beratit ftoi qytetarët të votojnë për LSI, për më shumë punësim për ta dhe fëmijët e tyre.
“Berati duhet të ecë më shpejt dhe LSI ka një projekt të qartë. Nuk mund të flitet për punësim dhe zhvillim kur shikon infrastrukturën e këtij qyteti. Kalanë e Beratit e kanë vizituar në 2012, 5000 vizitorë më pak. Kjo qeveri ka harruar qytetin e Beratit. LSI në qendër të programit të saj ka punësimin, votoni LSI se vota juaj është për fëmijët tuaj. LSI do jetë lokomotiva e së majtës, e majta e bashkuar do ti japë vendit një progres të ri. Me votën tuaj Ilir Meta do jetë Kryeministër i Shqipërisë dhe Kryeministri më i mirë”u shpreh Naco.QARKU BERAT1. NASIP NAÇO2. GLEDJON REHOVICA3. SELFO KAPLLANI4. SILVA CAKA5. LEFTER KUQO6. VALBONA PAPA7. MIMOZA VELIKO8. EMILJANO KAMSI