Mesazhi politik në rrjetet sociale, dimensioni i ri i fushatës për zgjedhjet e qershorit
Ishim mësuar ti shihnim rrjetet sociale si mjet komunikimi mes miqsh, por fushata elektorale i dha fb dhe twitterit një tjetër dimension në Shqipëri.Na ka ndodhur këto kohë që duke biseduar me miq e të afërm në rrjete sociale në ndonjë cep të faqes të gjejmë deklarata politike, që duam s’duam e tërheqin vëmenjen tonë për t’i shikuar.E vështirë të mos lexoje radhët e statusit në fb të deputetit, Erjon Braçe, përmes të cilit ai shprehte qëndrimin e tij kritik ndaj Partisë Socialiste.Ndryshe nga deputeti, kryearti i tij, Edi Rama, ka preferuar që veç fb të përdorë ndjeshëm rrjetin tjetër social twitter. Prej një kohe të gjatë, kryesocialisti nuk pret që gazetarët t’i drejtojnë mikrofonin, për të dhënë lajm, por e shpërndan atë për të gjithë përmes twitterit, duke na thënë përmes stafit të tij "keni një twit" të Ramës, apo edhe përmes blogut edirama.al.Madje, jo pak doza ironie i kanë shkuar Edi Ramës, nga kundërshtari Berisha për përdorimin e twitterit, ku shpesh ai ka thënë" Edi Rama dhe cicu ciu i tij".Dhe në fakt, kryeministri Sali Berisha nuk e përdor twitterin. Ai e ka përqëndruar fushatën e tij tek fb. Çdo ditë në profilin tonë në fb na shfaqet edhe një lajm që në fund mban inicialet sb.Të bindur për peshën që kanë rrjetet sociale, veçanërisht tek të rinjtë, si Rama dhe Berisha i kanë kërkuar deputetëve të tyre të jenë aktivë në fb.E në fakt, nga PD, Ministrat Eduard Halimi, Majldinda Bregu apo deputetët Eduard Selami, Gert Bogdani e Gent Strazimiri janë mjaft aktivë në fb, ndërsa ndër socialistët që perdorin më shumë fb përveç Braçes janë edhe Olta Xhaçka, Fatmir Toçi e deputetë të tjerë.Së paku nga liderët e partive të mëdha më inaktiv është kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili kryesisht përdor faqen zyrtare të LSI-së në fb.Bashkë me afrimin e datës së zgjedhjeve po afrohet edhe nevoja për më shumë mbështetës në rrjetet sociale, madje thuhet se kandidatët periferike në zgjedhje kanë vendosur të investojnë para për të rritur numrin e ndjekësve në fb apo twitter.Sa më shmë i afrohemi 23 qershorit aq më shumë axhenda e politikës orientohet nga fb, duke bërë që stafet elektorale të partive politike të shtojnë ndjeshëm fushatën për kandidatët e tyre në rrjetet sociale.