Borë në Britani, ekspertët parashikojnë ulje drastike të temperaturave

Moti i ftohtë me reshje bore dhe shiu ka përfshirë Britaninë e Madhe. Shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar janë mbuluar nga bora dhe sinoptikanët parashikojnë ulje të mëtejshme të temperaturave dhe mot të ftohtë deri në fund të majit. Bora është mirëpritur nga qytetarët që kanë postuar mijëra foto në rrjetet sociale, por edhe nga bizneset e resortet e skive.Mbretëria e Bashkuar është mbuluar në pjesën më të madhe të saj nga bora, teksa temperaturat janë ulur në mënyrë drastike.Edhe pse jo zyrtarisht jemi në muajin maj, sinoptikanët parashikojnë se e gjithë java do të jetë kështu, pra dimërore, me reshje shiu, bore dhe temperatura të ftohta.Sigurisht që në veri të vendit pritet që bora të shkojë mbi 20 centimetra trashësi.Edhe pse dimri duket se po jep lamtumirën e tij të fundit, jo për të gjithë bora është e mirëpritur.Reshjet e borës pezulluan një lojë kriketi dhe kanë vështirësuar shumë qarkullimin në rrugë.Por shumë të tjerë i janë gëzuar flokëve të fundit të borës, duke postuar mijëra foto të rrjetet sociale.Kjo është një mundësi e mirë për të gjitha ata që janë të apasionuar me skiimin për të shijuar xhirot e fundit me ski, snowbord apo edhe thjesht ajrin e pastër që bora sjell.Por edhe resortet në male do të përfitojnë nga biznesi i zgjatur, pasi ekspertët parashikojnë mot të ftohtë, veçanërisht në zonat malore deri në fund të majit.Bora pritet të vazhdojë edhe në pjesët më të larta të verilindje të Skocisë deri në fundjavë.Disa parashikues të motit mendojnë se në disa vende të Britanisë do të jetë më ftohtë se në Siberi gjatë kësaj jave.100 200 300 400 500 600 700