Familja e Fiqiri Muçës: Nuk kemi bukë të hamë, jo ti shkojmë pas Nazimes
Familjarët e Fiqiri Muçës hedhin poshtë pretendimet e Nazime Vishës se është kërcënuar prej tyre.E veja e Fiqiri Muçës, Mynyre Muça, e cila banon në Durrës, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Nazime Vishën, që prej momentit që ajo la qelinë pas amnistimit nga Presidenti.Mynyre Muça: Absolutisht nuk është kërcënuar nga asnjë.Le të marrë urdhër-mbrojtje për dikë tjetër, prej fëmijëve të mi nuk e gjen asgjë.Unë as telefonit si kam rënë dhe as nuk e kam marrë. Mi kanë ra telefonit me privat, u kam thënë kunetërve që telefoni më bie privat, se kush është nuk e di.Për mua Nazime Vishën në daç ta ruajë policia, në daç të shpisë prej kësaj krahine nuk ka asnjë gjë. Shteti në daç ta ruajë, në daç ta fusë në xhep, ku të dojë, prej nesh nuk ka kërcënim. Jam në situatë të vështirë ekonomike, kredia përditë më vjen, letrat, unë jam e vdekur.Përmbarimi po kërkon të më marrë shtëpinë. Unë nuk kam marrë kredi, e kam firmosur se më ka detyruar me zor.Edhe i biri i Fiqiri Muçës thotë se nuk kanë dijeni fare mbi këtë ngjarje.Djali: Si kam bërë telefon dhe asgjë. Ato po i shpikin vetë çdo gjë. Kredia është përditë, ça të bëjmë ne. Pa bukë jemi. Pse e ka bërë e di vetë Nazimja, do me u marrë me shtet le të merret.Unë ja kam lënë drejtësinë shtetit, po e zbardhi mirë, po nuk e zbardhi e zbardh Zoti. Kaq, më gjatë nuk di gjë më.Policia informoi sot se Nazime Visha ka kërkuar urdhër mbrojtjeje pas kërcënimit që i është bërë nga Mynyre Muça, e veja e Fiqiri Muçës.Mësohet se vajza është kërcënuar pasi ka dalë nga burgu dhe kërkesa për urdhër mbrojtje është plotësuar dhe do të shqyrtohet nga gjykata.Policia informon se kërkesë padia është plotësuar rreth orës 12: 30 minuta të 25 prillit 2016.