"Groposja" e 21 janarit, Topi: Gjëmat e mëdha dalin të pastra, të voglat burgosen
Bamir Topi, sot kreu i FRD, por President i Republikës kur ndodhën vrasjet e protestës së 21 janarit në 2011, ka shrpehur zhgënjimin e tij nga drejtësia, e cila e mbylli dosjen e kësaj ngjarje të rënde, ku gjatë protestës së opozitës u vranë 4 demostrues. "Gjëmat e mëdha dalin të pastra, të voglat burgosen", ishin fjalët që zgjodhi Topi, për ta përcjelle këtë vendim, duke iu drejtuar kryesisë nga godina e re e FRD, por që është edhe ish-shtëpia e tij nga ku është rritur si demokrat, ish-selia e PD.Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, që mbante detyrën e Presidentit të Repubkikës në 21 janarin e 2011, ku gjatë protestës opozitare përballë godinës së Qeverisë, humbën jetën 4 qytetarë, ka shprehur zemëratën e tij, për mbylljen e çështjes nga drejtësia shqiptare.Topi: Shikoni se çfarë ndodh.Kam pasur një parim dhe dëshiroj ti qëndroj këtij parimi. Unë nuk komentoj vendime gjykatash, por një koment politik do ta bëj sepse jetojmë në Shqipëri, në një vend që vazhdon të konsumojë ngjarje shumë të rënda kriminale dhe këto ikin, pastrohen dorë pas dore.Dhe ka dy standarte, një standart i gjëmave të mëdha që dalin pastër dhe i gjëmave të vogla të përditshme të cilat përfundojnë me verdiktin e drejtësisë. Ky është dallimi i madh, kjo është diferenca e madhe.Në mbledhjen e kryesisë, Bamir Topi, lëshoi një valë kritikash ndaj partive politike që sipas tij i kanë shuar shpresën qytetarëve.Ai kërkoi edhe një herë mbështetjen e shqiptarëe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.Topi: Në prillin e vitit 2008 unë dhe një grup kolegësh, një pjesë e të cilëve janë dhe këtu, që në atë kohë ishin pjesë e Parlamentit, e kuptuan se çfarë po ndodhte.U vërtetua dhe po vërtetohet se gjithçka u ndërtua për pushtetin e disa njerëzve.FRD feston këtë fundjave 4 vjetorin e themelimit dhe Bamir Topi i kërkoi Kryesisë që të nisë takimet ne bazë për të bindur votuesit t'i besojnë kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme politike më 2017./Oranews.tv/