“Shëndetësia” një dhimbje, Rama: Vijon të mbetet reforma më e vështirë
Kur është duke hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri Edi Rama nuk e fsheh se shëndetësia vijon të mbetet reforma më e vështirë për tu zbatuar.Nga Divjaka ku inaguroi Qendrën Shëndetësore që do ti shërbejë 34 mijë banorëve të qytetit, Rama deklaroi gjithsesi se janë marrë hapat e duhur për modernizimin e sistemit të shëndetësisë.Rama: “Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e gjithë kantierit të reformave dhe ndryshimit, shëndetësia. Por besoj që po hidhen disa baza të rëndësishme, të cilat kanë filluar me normalizimin e çmimit të ilaçeve për popullin dhe kemi kursyer 70 milionë dollarë nga xhepi i familjeve çdo vit; Mjeku i familjes falas që e ka lehtësuar shumë edhe procesin e ndërveprimit me spitalet; Ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe më shumë investime në infrastrukturë, siç është edhe ky investim këtu, që është investim i standardeve europiane, që është shumë mbresëlënës dhe do t’i japi një shërbim tërësisht tjetër gjithë këtij territori. Ashtu sikundër krijon kushte shumë më të mira për gjithë personelin” .Ndërkohë një vit nga fillimi i check up-it falas në rajonin e Lushnjes në 17 kabinete janë kryer rreth 21 000 vizita të kontrollit mjekësor bazë.Kryeministri Edi Rama ishte në një nga kabinetet për t’u njohur nga vetë mjekët dhe qytetarët me ecurinë e check up-it, që sipas stafit mjekësor ka ndihmuar me dhjetëra qytetarë të zbulojnë në kohë problemet e rënda shëndetësore dhe të trajtohen tek mjeku specialist.Kreu i Qeverisë inspektoi edhe punimet e sheshit të ri të Divjakës, që tashmë është kthyer në një zonë pedonale me një hapësirë dedikuar plotësisht qytetarëve.