Publikohen emrat dhe fotot e 12 shqiptarëve të arrestuar për trafik kokaine
Një grup i gjerë i trafikut të drogës godit mëngjesin e sotëm nga policia italiane në rajonin e Venecias. Fillimisht, grupi ishte marrë me grabitje dhe më pas për të shtuar paratë, kishin nisur aktivitetin e tregtimit të kokainës. Bërthama e grupit ishte në Venecia dhe shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Ata akuzohen gjithashtu edhe për të paktën 20 grabitje të regjistruara deri më tani. Aktivitetin e tregtimit të drogës e kishin shtrirë në Itali dhe në pjesët veriore të Evropës. Pas 10 orësh operacion në Venecia, janë arrestuar 15 persona, 12 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 të huaj. Përveç kokainës, ata kanë furnizuar edhe me marijuanë zonën e Venencias dhe Venetos, duke përdorur dy kanale trafiku nga Holanda dhe Gjermania. Sipas gazetës italiane “Corriere”, në krye të grupit qëndronte shqiptari F.M, ndërsa pas tij ishin Nik Vokrri dhe Armando Zajsi. Shqiptarët e tjerë, Qerim Azuni, Engli Kamani, Xajrullah Karaxha dhe Klaudio Paluka merreshin me shpërndarjen, ndërsa dy të tjerë, përkatësisht Paulin Fusha dhe Zvonimir Masera shërbenin si korrier. Akuzat e ngritura ndaj tyre kanë të bëjnë me vjedhjen dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Policia ka arritur të kapë një sasi prej 10 kg heroinë. Rreth 7 kg ishin kapur në një makinë në Masera në shkurt, ku edhe u arrestua një person.
Dy prej shqiptarëve, pasi kanë marrë vesh arrestimin e bashkëpunëtorëve të tyre, kanë tentuar të arratisen me në të një avioni, duke marrë me vete 20 mijë euro. "Hetimet nuk përfundojnë këtu”, tha komandanti i departamentit operacional të policisë së Venecias. “Ka tetë të dyshuar, duke përfshirë bashkëpunëtorë dhe mbështetës”, shtoi ai. Armando Zajsi F.M i Nik Vokrri Qerim Azuni Engli Kamani Xajrullah Karaxha Klaudio Paluka Paulin Fusha Ornela Miri Vladimir Kolaj Artan Seferi Petrit Matia Ugo Sartor(I huaj) Zvonimir Masera(I huaj) Zsuzsanna Vajda(E huaj).