Grabitet kambisti, dy persona me armë i marrin 18 mln lekë

Një kambist është grabitur në mes të Tiranës pasditen e sotme.Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa" në kryeqytet kur persona të maskuar kanë grabitur një kambist që kishte tërhequr rreth 18 milionë lekë në një bankë.Kambisti ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin që po dilte nga banka.Me sa duket, grabitësi ka pasur informacione të sakta rreth tërheqjes së sasisë së parave. Bëhet fjalë për një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë çantën me para burrit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për rastin.Sipas gazetarit Artan Hoxha, grabitësi ka ecur me shpejtësi në drejtim të kambistit dhe i ka marrë paratë, duke u larguar me shpejtësi.Sipas gazetarit, atë e ka pritur një motor me fuqi të vogël motorike për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes bashkë me një person tjetër. Gazetari thotë se zona është plot me kamera dhe mbase ato kanë fiksuar zonën.Ka dyshimet se autorët janë larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit.Duke reaguar për ngjarjen, Policia e Tiranës tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta në rrugën "Dervish Hima", në ambientet e jashtme të një subjekti privat atje. Policia nuk sqaron se çfarë shume parash është grabitur.Policia thotë se do të këqyren kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të parë se si ka ndodhur ngjarja.“Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës. Shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga filial i një banke të nivelit të dytë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve”, sqaron policia.[caption id="attachment_732205" align="alignnone" width="640"]sheraton grabitje Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja[/caption][caption id="attachment_732211" align="alignnone" width="640"]grabitje2 Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja[/caption][caption id="attachment_732212" align="alignnone" width="640"]grabitje1 Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja[/caption][caption id="attachment_732232" align="alignnone" width="640"]grabitje sheraton Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja[/caption][caption id="attachment_732231" align="alignnone" width="640"]grabitje prane sheraton Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja[/caption]/Ora News/