KE përshëndet miratimin e ligjit për pronësinë intelektuale, kërkon miratim të tij

Komisioni Europian ka përshëndetur miratimin e ligjit për pronësinë intelektuale pak javë më parë nga parlamenti shqiptar.Përfaqësues të Komisionit Europian në Ditën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale theksuan se tashmë e rëndësishme mbetet zbatimi i ligjit, si faktor kyç në hapjen e negociatave:“Integrimi kërkon përafrimin e legjislacionit me atë të BE dhe zbatimi i tij ka rëndësi.MSA ka kërkuar nivel të caktuar mbrojtjeje për të drejtat e autorit.Kjo kërkesë përbën frymën e ligjit. Ky ligj nxit krijimtarinë.Pirateria nuk shpërblen biznesin.Përgëzojmë qeverinë për miratimin e ligjit dhe atë të pronësisë industriale të cilin po e shqyrtojmë.Shqipëria ka ende punë për të bërë për të parë rezultatet që do sjellë ligji.Ky ligj duhet të ishte miratuar më herët.Sot në Shqipëri ka shumë pirateri.Bashkëpunimi mbetet hap thelbësor në zbatimin e ligjit.BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit".E pranishme në aktivitet Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi theksoi se ky ligj vendos rregulla përsa i përket pronësisë intelektuale, rregulla që sipas saj deri më sot nuk kanë gjetur zbatim:Milva Ekonomi: “Pronësia intelektuale padyshim që përbën një nga aspektet më të rëndësishme të jetës ekonomike të vendit për faktin se ajo është një nga stimuluesit e zhvillimit të ekonomisë. Ky lloj tregu ka nevojë për disa rregullime në Shqipëri.Ka nevojë për rregullime që të heqin informalitetin , të shtojnë të ardhurat por edhe të rregullojnë ata që janë përfitues direkt, indirekt dhe përfitues të drejtë të pronës intelektuale”.Sipas Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ligji për pronësinë intelektuale i cili vë në qendër autorin dhe të drejtat e tij dhe nevojitet angazhim më i madh i institucioneve ligjvënëse për të dënuar këdo që i shkel ato:Mirela Kumbaro: Me këtë ligj më në fund shteti merr seriozisht përsipër të luajë rolin e mbrojtësit të autorëve dhe shpresoj shumë që në të ardhmen të kemi shumë më tepër përfaqësi dhe nga gjykatat të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe që përgjithësisht nuk janë shumë të përfshirë në njohjen dhe praktikën e kësaj çështjeje”.Ligji për pronësinë intelektuale u miratua në kuvend pas shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare ku u konsultua edhe me grupet e interesit./Oranews.tv/