Dënohen dy shqiptarë për trafik të kokainës të cilësisë A me vlerë 2 mln paund

Dy shqiptarë u dënuan me burg nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtor për akuzën e shpërndarjes së kokainës të cilësisë së parë.Lënda narkotike e trafikuar prej tyre kap vlerën e rreth 2 milionë paundve. Të dënuarit janë shtetasi Anxhelo Shahu, 25-vjeç, ndaj të cilit është caktuar dënimi prej 16 vitesh heqje lirie. Ai u shpall fajtor për pjesëmarrje në organizata kriminale me synim trafikun e lëndëve narkotike.I riu u arrestua më 27 shkurt pasi u kap duke marrë një çantë, brenda të cilës kishte 6 kg kokainë. Shqiptari tjetër i dënuar është Besnik Zefi, 32 vjeç, banues në Ilford të Londrës. Atij ju gjetën 2 kg kokainë dhe 1 mijë paund cash në makinë. 32 vjeçari u dënua me 5 vite e 4 muaj burgim.Gjatë hetimeve oficerët e policisë kontrolluan banesën e Shahut në qytezën Slough, në Berkshire dhe aty gjetën dokumenta të një tjetër apartamenti, në “Knight’s Place”, në Windsor.Vlera totale e drogës së sekuestruar është rreth 14 kg, e cilësisë A, e cila kap shifrën prej 1.914.630 paundësh britanikë.shehu/Ora News/