Ekstremizmi fetar, bashkëpunim midis prokurorisë belge dhe shqiptare

Prokuroria shqiptare dhe ajo e Belgjikës do të ketë bashkëpunim të ngushtë në fusha me interes të përbashkët.Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe Prokurori Federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw zhvilluan një takim në Tiranë këtë të martë.Duke folur lidhur me ekstremizmin fetar, kryeprokurori Adriatik Llalla garantoi homologun e tij se "vendi ynë do  të vijojë të jetë aleat i Belgjikës dhe i kujtdo tjetër që ka si objektiv primar ruajtjen dhe forcimin e sigurisë për çdo njeri, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar".Krahas masave të përbashkëta për përballimin e terrorizmit të çdo natyre, dy drejtuesit e Prokurorive u fokusuan në bisedën e tyre edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe bandave kriminale.Një temë tjetër ishte bashkëpunimi për zbulimin e shqiptarëve me precedentë penalë që jetojnë në Belgjikë dhe anasjelltas.“Grupe të ndryshme shqiptarësh, të cilët veprojnë në paligjshmëri në Belgjikë, kanë qenë dhe vijojnë të jenë pjesë e koordinimit ndërshtetëror për vënien e tyre para drejtësisë. Nga ana tjetër, në Shqipëri janë zhvilluar hetime edhe për disa shtetas belg, të cilët tentojnë të shfrytëzojnë vendin tonë për pastrimin e parave të prejardhura nga aktivitetet kriminale”, informon Prokuroria.Pas atentateve terroriste të ndodhura pak muaj më parë në Paris dhe në Bruksel, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, krahas bashkëpunimit me strukturat ligjzbatuese vendase, ka intensifikuar ndjeshëm kontaktet me zyrat homologe, me qëllim koordinimin në kohë reale dhe përballimin e kësaj sfide ndërkombëtare./Ora News/