Agroturizmi në Tiranë, Bashkia: Do të krijohen marka vendase të prodhimeve
Bashkia e Tiranës do të ti përqëndrojë investimet jo vetëm në qytetin e Tiranës, por dhe në njësitë e tjera administrative, ish-Komunat. Kjo për ti dhënë mundësi zhvillimit të agroturizmit dhe agrobiznesit. Kryetari i Bashkisë tha se Tirana ofron pasuri kulturore, historike, produkte tradicionale ushqimore, por edhe produkte bio që duhet të mbajnë markën e kryeqytetit.Bashkia e Tiranës konsideron si prioritet agroturizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale.Kjo sipas Bashkisë do të realizohet nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, aktiviteteve ekonomike, si panaire dhe tregje në periferi të qytetit duke ndihmuar në zhvillimin e këtyre zonave.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Këshillit bashkiak tha se Tirana do të ketë markat e veta të produkteve.Veliaj: Besoj që siç kemi nisur me Petrelën, me Shëngjergjin, me Kasharin, me Pezën ku sot duhet të mbash radhë dhe të prenotosh përpara se të shkosh në një nga fermat që shërben ushqim, besoj që ne mund të fusim edhe konceptin e turizmit malor dhe jam shumë kurioz se si stafet tona të bashkisë edhe të qarkut do të mund të mësojnë.Sa për një statistikë teksa do të futeni në sesionin e dytë, vetëm 5 % e sipërfaqes së tokës bujqësore në rajonin e Tiranën është me sera. Besoj që vërtet kemi një klimë të mirë por 5 % është shumë pak. Jemi nën potencialin tonë.Dalipi:Përpjekjet e shtuara për promovimin e produkteve në zonat rurale duhen përkrahur dhe mbështetur dhe për këtë po punohet çdo ditë jo vetëm si motivim për banorët e zonës së Tiranës dhe sipërmarrësve, por edhe si mënyrë më e mirë e njohjes së produkteve dhe potencialeve turistike që ofron periferia.Deklaratat u bënë gjatë konferencës Eurorajonale Adriatiko- Joniane, ku eksepertë nga vendet e rajonit sollën eksperiencat e tyre për zhvillimin e zonave periferike.