Këndi i lojërave, rrëzohet kërkesa e Shoqërisë Civile për pezullimin e punimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2016, 17:12
Punimet për këndin e lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës do të vazhdojnë. Ky është vendimi që mori sot Gjykata Administrative, e cila e rrëzoi kërkesën e Shoqërisë Civile për pezullimin e punimeve të këtij këndi.Kjo është kërkesa e dytë me këtë objekt që rrëzohet nga kjo Gjykatë. Kërkesa e parë ishte bërë nga ambientalistët.Në të dyja rastet, gjyqtarja Nafije Haska vendosi të mos pezullojë punimet e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e këndit të lojërave, duke e cilësuar kërkesën e tyre të pabazuar.Shoqëria Civile, pretendonte se ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë ishte në shkelje të Konventës së Arhausit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, si edhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.