Vlorë, masa për lokalet që derdhin ujërat e zeza në det
Në prag të çeljes se sezonit turistik, ka nisur inspektimi përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për ujërat e zeza të padisiplinuara. Sipas kreut te Inspektoratit Shëndetësor Vlorë Ilirian Muço, subjekte që konstatohen se shkarkojnë ujërat e zeza në det përmes hapjes së gropave septike, do të penalizohen deri në pezullim të plotë të ushtrimit të aktivitetit.Muço: Ne po evidentojmë të gjitha lokalet. Ato lokale që nuk kanë gropa septike do t’i heqim licencën.Inspektoratit Shëndetësor i Vlorës paralajmëron dhe sanksione për ujësjellësin, pasi uji i pijshëm ka nivel të lartë bakterial si pasojë e mungesës së klorinimit.Muço: Po nuk hodhe klor do të thotë se ke nivel të lartë mikrobik. Ne do të marrim masa për ujësjellësin.Si pasojë e shtimit të kontrolleve në terren, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror thotë se është pastruar bregdeti nga plazhi i vjetër deri në Zvërnec, zona ku ujërat e zeza nuk derdhen më në det./Ora News/