Sherr masiv mes adoleshentëve, plagosen me thikë katër nxënës në një gjimnaz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Drenas të Kosovës, ku katër nxënës janë plagosur me thikë.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në afërsi të shkollës së mesme "Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Të plagosur kanë mbetur adoleshentët A. Q 17 vjeç,  A. V 18 vjeç, V. N 18 vjeç dhe S. Q 18 vjeç. Ata janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes së rëndë. Të arrestuar si të dyshuar për plagosjen janë V. H 17 vjeç dhe T. H 17 vjeç.Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën vrasje të mbetur në tentativë.1 2 3 4 5