Kërcënimi, UT: Takimi i Kules dhe Konit me ministrin e Brendshëm ishte zyrtar
Universiteti i Tiranës ka sqaruar takimin që rektori Dhori Kule dhe kandidati për rektor, Mynur Koni zhvilluan me ministrin e Brendshëm dhe atë të Arsimit.Pas deklaratave të PD, nëpërmjet një njoftimi për mediat, Universiteti i Tiranës deklaron se takimi është zhvilluar zyrtarisht dhe përballja me problematikën gjatë procesit zgedhor ka qenë vetëm në rrugë zyrtare.“Në takimin zyrtar që rektori i UT-së dhe kandidati për rektor ka zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Ministren e Arsimit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ju informojmë se ky takim ka qënë zyrtar dhe rruga e zgjedhur për t’u përballur me problematikën e shfaqur gjatë procesit zgjedhor në UT ka qënë vetëm ajo zyrtare. Institucionet e përfaqësuara në këtë takim kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre institucionale”, sqaron Universiteti i Tiranës.
/Oranews.tv/